13.5 C
Tirana

‘Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm’/ Britania jashtë BE-së, marrëveshja mbi 500 faqe

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme.

Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.

“Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, tha Michel në një postim në Twitter.

Edhe Komisioni Evropian, edhe Këshilli Evropian i refuzuan kërkesat e vazhdueshme të mediave për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

“Charles Michel dhe unë sapo nënshkruam Marrëveshjen e Tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke i hapur rrugë ratifikimit të saj në Parlamentin Evropian”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Parlamenti Evropian pritet ta ratifikojë marrëveshjen për Brexit më 29 janar, duke i hequr Britanisë edhe pengesën e fundit për dalje nga blloku, më 31 janar.

Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Pas 31 janarit do të nisë edhe periudha e tranzicionit, e cila do t’iu japë palëve kohë së paku deri më 31 dhjetor, 2020, për të negociuar marrëdhënien e ardhshme.

Teksti ligjor i marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë nga BE-ja përfshin më shumë se 500 faqe. / REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...