17.5 C
Tirana

Gjeneralmajori amerikan takon Begaj: Forcim i bashkëpunimit

Më datë:

Gjeneralmajori i SHBA-së Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi këtë javë Tiranën ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan vizitoi vendion tonë këtë javë, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin e Shtetit të SHBA, Richard Nephew zhvilloi takime me kreun e SPAK, Altin Dumani e zyrtarë të tjerë të lartë, ku konfirmoi mbështetjen në këtë fushë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...