Gjendet i vdekur një diplomat rus afër ambasadës së Rusisë në Berlin

Më datë:

Një diplomat rus është gjetur i vdekur më 19 tetor në afërsi të ndërtesës së ambasadës ruse në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Revista “Spiegel” raportoi se policia e Berlinit e gjeti kufomën në trotuar para ambasadës ruse në Berlin më 19 tetor në ora 07:20.

Diplomati i moshës 35-vjeçare, për të cilin mendohet se ka rënë nga kati i fundit i godinës së ambasadës në rrugën Behren në Berlin, ishte i akredituar si sekretar i dytë në ambasadë që nga viti 2019.

Theksohet se autoritetet gjermane të sigurisë këtë person e vlerësuan si i punësuar në shërbimin rus të inteligjencës FSB, ndërsa theksoi se diplomati ka lidhje edhe me një person nga organet më të larta të FSB-së.

Duke marrë parasysh faktin se ambasada ruse nuk lejoi të kryhet autopsi mbi kufomën e diplomatit, prokuroria gjermane nuk mund të zbatojë hetim meqë i ndjeri ka pasur status diplomati.

Theksohet se kufoma e diplomatit është dërguar në Rusi, ndërsa ambasada ruse e karakterizoi incidentin si “aksident tragjik” dhe porositi se nuk dëshirojnë të komentojnë “për shkaqe etike”.

Zëdhënësi i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger, deklaroi se ministria është njoftuar për ngjarjen dhe se nuk mund të japë hollësi mbi incidentin për shkak të privatësisë së personit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...