21.5 C
Tirana

Gjenden gjurmë uji dhe karboni në asteroidin Benu

Më datë:

Në asteroidin Benu janë gjetur gjurmë uji dhe karboni, elementët bazë të jetës. Lajmi është komunikuar nga NASA, në bazë të analizave mbi këtë asteroid 4.5 miliardë vjeçar, kampionet e të cilit u sollën në Tokë në 23 Shtator nga sonda Osiris Rex.

Agjencia Hapësinore Amerikane bën te ditur se kampionet kanë sasi të larta të ujit dhe karbonit, një provë e mëtejshme që mbërrin për elemente jete nga kozmos.

Në kampionim janë 250 gr pluhur nga ky asteroid, dhe 5% e peshës totale është ckarbon, në formë organike por edhe minerale, ndërsa uji është i inkapsuluar në brendësi të grimcave.

Ky fakt, sipas NASA, është një provë e mëtejshme që konfirmon që uji në Tokë ka mbërritur nga hapësira. Sipas tyre, 4-4.5 miliardë vite më parë, Toka u bombardua nga një shi meteorësh dhe asteroidësh, që transportuan ujë dhe karbon, dhe kjo është arsyeja e prezencës së deteve, lumenjve, liqeneve e oqeanëve dhe jetës, në planetin tonë.

Kampionet do të vihen në dispozcion nga NASA të të gjithë komunitetit shkencor për të vijuar të tjera analiza. Asteroid Bennu prej kohësh vëzhgohet edhe për trajektoren e tij, pasi ndoshta pas viteve 2300 mund të ketë ndonjë mundësi afrimi me Tokën, por sipas parashikimeve të deritanishme, nuk ekziston asnjë rrezik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...