Gjekmarkaj takohet me Abazoviç: Mbresëlënës!

Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim miqësor me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj.

Në një reagim në rrejte sociale, Gjekmarkaj bën me dije se në këtë takim i ka shprehur Abazovic gëzimin që i jep fakti që një shqiptarë drejton si kryeministër Malin e Zi.

“Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe standarde demokratike, për bashkëjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm.

foto galeri

Të një mendjeje për nevojën e intesifikimit të një marrëdhënie në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona. Gjeta mirëkuptim të plotë për çështjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë vendet tona dhe rajoni”, shprehet ai.

Gjithashtu një takim tejet domethënës dhe miqësor pata me deputetin Genc Nimanbegu, tashmë një përfaqësues i hershëm i shqiptarëve në Parlamentin e Podgorices, ka thënë më tej Gjekmarkaj.

“Z.Nimanbegu po aq sa politikan është dhe një veprimtar i dalluar i çeshtjeve shqiptare në Malin e Zi  dhe i ndjeshëm për çdo lëvizje që mund të vëre në diskutim progresin e arritur. E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi , miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi