22.5 C
Tirana

Gjashtë muaj që nga shpallja pandemi e sëmundjes Covid-19

Më datë:

Sot bëhen gjashtë muaj prej se Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”. Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.

Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende. Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.

Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika. Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...