13.5 C
Tirana

Gëzim Allçi në pranga, akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë

Më datë:

5 muaj pasi dy të rinj u vranë më armë zjarri, pas një konflikti për ekspresin e kafes në Manëz të Durrësit është vetëdorëzuar në polici, një 31-vjeçar që dyshohet se ndihmoi për t’u larguar nga vendngjarja një nga autorët e krimit. Policia e Durrësit bën të ditur se Gëzim Allçi u vetëdorëzua bashkë me një pistoletë sportive, duke deklaruar se e kishte pasur armën me vete ditën e ngjarjes.

Më 13 nëntor Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Gëzim Allçit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Krimi i rëndë ndodhi më 22 tetor në Manëz, ku 21-vjeçari Daniel Pepa u fut në lokal bashkë me shokun e tij Aranit Kurti dhe i kërkuan kamerierit Alteo Pepa t’iu shërbente kafe. Asokohe, kamerieri Alteto Pepa deklaroi se nuk ua kishte bërë kafet, pasi e kishte fikur ekspresin dhe kërkonte kohë të ngrohej.

Teksa ngulmonte në kërkesën e tij, 21-vjeçari Daniel Pepa ofendoi kamerierin. I ulur në një nga tavolinat e lokalit, 33-vjeçari Flori Paluçi ndërhyri në debat, ku i kërkoi Daniel Pepës të mos i fliste keq kamerierit. Debati mes tyre degradoi deri në përdorimin e armëve, ku Flori Paluçi qëlloi në drejtim të dy shokëve, por plumbat kapën vetëm 23-vjeçarin Aranit Kurti, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Për rrjedhojë, 21-vjeçari Daniel Pepa u kundërpërgjigj, duke qëlluar me breshëri në drejtim të Flori Paluçit, i cili po ashtu gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas masakrës, 21-vjeçari Daniel Pepa u largua nga vendngjarja me ndihmën e 31-vjeçarit Gëzim Allçi, i cili u vetëdorëzua në polici, ndërsa Pepa vijon të jetë në arrati.

NJFOTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.

Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.

Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Gëzim Allçi akuzohet për ndihmë në largimin nga vendngjarja të Daniel Pepës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...

Autori kapet në Unazën e Madhe me drogë dhe armë, arrestohet nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e...