Ndryshime në qeveri! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
Mësohet se Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe u emërua Zëvendësministër i Mjedisit.
Ndërkohë, Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Sakaq, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.


