Gazment Bardhi përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi

Më datë:

Gazment Bardhi përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi. Shkak për përjashtimin është bërë heqja e mikrofonit të Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Incidenti ndodhi dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve. Përjashtimi i Gazment Bardhit hyn në fuqi nga data 18 nëntor.

“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022.

Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar pajiset audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit.

Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin z. Gazmend Bardhi. Vendimi hyn në fuqi më datë 18.11.2022”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...