18.5 C
Tirana

Gazment Bardhi në qendrën që kujdeset për fëmijët e braktisur në Elbasan: Punë heroike, do jemi në krahun tuaj

Më datë:

Ish-deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili kryeson listën e kandidatëve në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit, vizitoi sot një qendër rezidenciale në këtë qytet e cila ofron ushqim, strehë, dhe edukim për rreth 40 të mitur jetimë, ose të braktisur nga familjet për shkak të varfërisë dhe vështirësive financiare.

E mbështetur totalisht nga fonde gjermane, kjo qendër në zonën e NSHU në Elbasan, ka rreth 20 të punësuar, nga mësuesit, tek psikologët, kuzhinierët dhe mjekët.

“Eshtë paradoksale, që teksa bëjmë këtë bamirësi, ne e paguajmë energjinë elektrike sikur të jemi biznes”, i thotë Marsidi, Gazment Bardhit, Drejtues Politik i PD për Elbasanin.

Bardhi shprehu mirënjohjen dhe respektin për shërbimin që kjo organizatë garanton.

“Kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme duke qënë se Elbasani është epiqendër e varfërisë dhe e pamundësisë. Ju bëni një punë të shkëlqyer. Do duhej shteti të ishte aktori kryesor, dhe pastaj ju”, u shpreh Bardhi.

Kjo shoqatë i mban fëmijët deri në moshën 18 vjec, por drejtuesi i saj pohon se i ndjekin edhe më pas rastet, si shkojnë në rrugën profesionale e çfarë fati ndjekin.

“Eshtë një punë heroike të mbash larg rrugës të mitur jetimë që potencialisht do të ishin pre e veseve dhe krimit. Do të doja dhe unë të bëja një gjë si ju, por do të mundohem seriozisht të ndihmoj në një pozicion tjetër, në një mënyrë tjetër”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...