1.5 C
Tirana

Gazment Bardhi kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm: Gënjeu publikisht deputetët e Kuvendit

Më datë:

Gazment Bardhi në fillim të fjalës së tij në parlament kërkoi që ministri I Brendshëm, Ervin Hoxha duhet të shkarkohet nga posti. Ai tha se gënjeu jo vetëm qytetarët, por edhe deputetët e Kuvenduit kur tha se policia nuk kishte asnjë njoftim për tubimin që po bëhej nga punonjësit e Bashkisë Tiranë në Prokurorinë e Posaçme gjatë që senacës që po mbahej për vlerësimin e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Gazment Bardhi: Përpara se të flas për çështjen që është në renditje, ju kërkoj në emër të Partisë Demokratike thirrjen në seancë të Ministrit të Brendshëm, i cili pa turp seancën e shkuar, jo vetën keqinformoi opinionin publik, por gënjeu dhe keqinformoi edhe Kuvendin e Shqipërisë duke dhënë informacionin e rremë se nuk kishte patur policia asnjë dijeni për prezencën e një turme punonjësish të Bashkisë të Tiranës përpara Prokurorisë së Posaçme të SPAK-ut gjatë seancës së vleresimit të masës së sigurimit për personin në hetimin për korrupsion, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn. Qoftë Prokuroria e Posaçme, qoftë Gjykata e Posaçme kanë konfirmuar zyrtarisht se përmes Gardës së Republikës, një tjetër institucuoin në varësi të pushtetit ekzekutiv kishin njoftuar për cënim e sigurisë së ambientëve të Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Dhe në mënyrë të paprecedentë, Policia e Shtetit jo thjesht nuk kishte bërë detyrën, por një shpërdorim të hapur të përgjegjësive të drejtave ligjore, kishte refuzuar t’i përgjigjej thirrjes së Gradës së Republikës.

Ne nuk mund ta kalojamë në heshtje këtë çështje sepse bëhet fjalë për një grusht shteti të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor, nëse mesazhi që qeveria juaj mafioze i jep gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë është se ata që marrin vendime pa lejen e Edi Ramës lihen pa mbrojtje nga shteti. Atëherë këtu kanë rënë themelet kushtetuese mbi të cilat është ndërtuar shteti shqiptar dhe minsitri i Brendshëm jo thjesht do të duhet të dorëhiqet, por do të duhet të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë sepse ka gënjyer publikisht deputetët e Kuvendit të Shqipërisë  kur tha se nuk ka patur asnjë njoftim, madje qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte edhe më skandaloz se sa qëndrimi idiot i ministrit të Brendshëm përpara gazetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...