13.5 C
Tirana

Gaza, protestë për fëmijët palestinezë që mbahen në burgjet izraelite

Më datë:

Gaza

Fëmijët palestinezë në Gazën e okupuar, zhvilluan një protestë për bashkëmoshatarët e tyre palestinezë që mbahen në burgjet izraelite,  (AA).

Në protestën e zhvilluar nga Shoqata “Vaid”, para qendrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Gaza morën pjesë dhjetëra fëmijë.

Në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve që mbahen në burgjet izraelite, protestuesit mbajtën në duar banderola me mbishkrimet: “Ku janë të drejtat e fëmijëve palestinezë?” dhe “Jemi në solidarizim me shokët tanë që ndodhen në burgjet e Izraelit”.

Kryetari i Shoqatës “Vaid”, Abdullah Kandil në një fjalim tha se “Fëmijët e arrestuar nga Izraeli, ndodhen nën një problem serioz për shkak se ato privohen edhe nga e drejta për t’u arsimuar por edhe nga e drejta për t‘i vizituar”.

“Kjo që po bën Izraeli është krim lufte”, tërhoqi vëmendjen Kandil i cili ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të pengojnë Izraelin kundër shkeljeve të të drejtave të fëmijëve palestinezë.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen 5.000 palestinezë, prej të cilëve 220 janë fëmijë dhe 40 gra.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...