14.5 C
Tirana

Gati për Këshillin politik, të enjten ose të premten! Kemi humbur shumë kohë

Më datë:

Me anë të një tjetër emaili dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kanë theksuar se ata janë gati për mbledhjen e Këshillit politik të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00.

Sipas opozitës jashtëparlamentare Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse është humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Gjithashtu, opozita jashtëparlamentare thotë se bashkërisht kanë rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijohet puna  në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR.

Njoftimi:

Përshëndetje,

Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj.

Gjithashtu, ju konfirmojmë se bashkërisht kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojmë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.  12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për përfshirjen e këtyre çështjeve në Rendin e Ditës së mbledhjes së rradhës.

Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...

Elbasan: Konflikti familjar përfundon me arrestimin e një të riu

Sherr në një familje në Elbasan. Një 34-vjeçar akuzohet...

Panairi i Universiteteve në Kavajë: Interes i lartë nga maturantët, por mungesë transparence në organizim

Kavajë, 23 Shkurt 2026 – Një panair i universiteteve...

Drejtori i ARRSH: Bllokimi te Arra e Gurrës i pakapërcyeshëm, dy rrugë devijimi

Situata në segmentin e dëmtuar rrugor paraqitet tejet kritike....