0.5 C
Tirana

Garo: Edhe 110 milionë lekë të tjera për “Bechetti”-n

Më datë:

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Floriana Garo, në një komunikim me mediet, deklaroi se edhe 145 mijë euro të tjera do t’i shtohen 110 milionëve që shteti shqiptar i detyrohet Francesco Beccheti-t, pas vendimit arbitrar të Edi Ramës për mbylljen e televizionit në pronësi të tij.

Sipas, Garos, gjykata ndërkombëtare rrëzoi përfundimisht pretendimin e Ramës se Beccheti nuk e ka fituar gjyqin.

“Një gjykatë ndërkombëtare nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë për anulimin e vendimit të arbitrazhit duke ia ngarkuar shtetit shqiptar edhe shpenzimet e gjyqit. Kjo e rrëzon përfundimisht pretendimin e Ramës se Beccheti nuk e ka fituar gjyqin, dhe se shteti shqiptar nuk i detyrohet biznesmenit italian. Ajo që mbetet është fakti se nga arka e shtetit do të dalin 110 milionë euro për një marrëzi qeveritare”, tha Garo.

Sipas saj, përveç Becchetit me 110 milionë, Edi Rama ka beteja të hapura edhe me dy pronarë të tjerë mediesh, të cilët i kanë dërguar në arbitrazh abuzimet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...