13.5 C
Tirana

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Prioritet integriteti, pavarësia dhe rezultatet konkrete

Më datë:

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E dyta në radhë, sipas rendit alfabetik, që paraqiti platformën për drejtimin e SPAK, ishte Doloreza Musabelliu, e cila theksoi se motivi për të kandiduar buron nga dëshira dhe ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet, vizion dhe vendosmëri në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Musabelliu theksoi se synon që të ofrojë një drejtim të pavarur dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë e bindur se funksionimi i shtetit të së drejtës mbështetet në pavarësinë, profesionalizmi, integritetin e institucioneve të drejtësisë dhe se SPAK përfaqëson një hallkë thelbësore në këtë sistem drejtësie. Jam e bindur se përvoja profesionale dhe njerëzore e akumuluar përgjatë dy dekadave, së bashku me kurajën, përkushtimin dhe etikën e punës përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit.

“Në fakt në këtë fazë të zhvillimit të SPAK mendoj se institucioni hyn në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor dhe i padiskutueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më këtë kandidim synoj që të ofroj një drejtim të pavarur, të vendosur dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete që pasqyrojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës dhe forcojnë më tej rolin e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.

Sa i përket vizionit për menaxhimin e burimeve njerëzore, Musabelliu nënvizoi se vizioni i saj do të fokusohet në drejtimin efektiv, motivues dhe transparent të çdo anëtari të strukturës me qëllim rritjen e performancës dhe forcimin e kulturës institucionale.

“Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja e zhvillimit profesional dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë prioritete kryesore të drejtimit”, tha ajo.

Nëse do të jetë drejtuese e Prokurorisë së Posaçme, Musabelliu theksoi se thelbësore për të “është fryma dhe metodologjia që ai përcjell dhe zbaton gjatë ushtrimit të pozicionit drejtues”.

“Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse është mëse e qartë se asnjë individ sado i përkushtuar të jetë nuk mund t’i arrijë rezultatet i vetëm, por ato janë produkt i bashkëpunimit të ngushtë mes prokurorëve, hetuesve, oficerëve të Policisë Gjyqësore, institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtare”, tha ajo.

Një tjetër moment, ku Musabelliu u ndal, ishte cilësia dhe shpejtësia e hetimeve, të cilat sipas saj janë “faktor vendimtar për suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Prioritet do të ketë ndarja e qartë e përgjegjësinë, motivimi i ekipit dhe zhvillimi i vazhdueshme profesional i prokurorëve oficerëve dhe hetuesve të BKH-së përmes trajnimeve dhe shkëmbimeve të përvojës”, theksoi ajo.

Po ashtu nënvizoi Musabelliu “do të synohet një shpërndarje e drejtë dhe e balancuar ndërmjet prokurorëve”.

“Në fokus do të jetë edhe rritja e nxitjes së hetimeve financiare, që të kryhen paralelisht me hetimet penale”, tha ajo.

Një tjetër pikë që nënvizoi Musabelliu në platformën e saj ishte “garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mendoj se është një ndër shtyllat kryesore dhe të rekomandimeve ndërkombëtare të cilat theksojnë domosdoshmërinë e masave konkrete nga organet e prokurorisë për të zhvilluar sjellje dhe qasje me standardet më të larta”.

“Këto rekomandime marrin një vlerë akoma të rëndësishme në kushtet kur Shqipëria ndodhet në procesin e integrimit evropian ku përafrimi me praktikat më të mira, është vendimtar”, tha Musabelliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...

Shqipëria merr Presidencën e Komitetit të Monitorimit të Interreg Europe

Shqipëria ka marrë një rol historik në bashkëpunimin europian...

Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se...

Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve...