Mes dy luftërave në dy kontinente, ministrat e Jashtëm të G20 do të takohen në Rio de Zhaneiro për bisedime.
Takimi do të zhvillohet vetëm disa ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Rusia, e cila është anëtare e G20-s, do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Grupi G20 i ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim përfaqëson afërsisht 80% të prodhimit ekonomik të botës dhe 60% të popullsisë së botës.
Brazili aktualisht mban presidencën e radhës.
”Takimi do të fokusohet gjithashtu në qasjet për reformimin e sistemit ndërkombëtar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Gjithashtu do të trajtohen temat e qëndrueshmërisë dhe çështjet klimatike.


