Ashtu siç e paralajmëroi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kanë nisur edhe lëvizjet e para në Policinë e Shtetit, pas ngjarjeve të rënda kriminale.
Mësohet se është liruar nga detyra drejtori i Sigurisë Publike Gjovalin Loka, për tu emëruar dikush tjetër në vendin e tij.
Pas largimit nga posti, Loka pritet të caktohet në një tjetër detyrë, ndërsa ende nuk dihet zëvendësuesi i tij.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Alban Çela, është zyrtari i dytë që ndryshohet nga radhët e policisë së shtetit.
Mësohet se Çela është liruar nga detyra me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.
Çela zëvendësoi nëntorin e kaluar në këtë funksion Erigert Mitrin teksa ky i fundit u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Pas Lokës, pritet që të ketë ndryshime të tjera ne departamentet e Policisë së Shtetit.
Këto ndryshime vijnë pas masakrës së Velipojës, ku pas një sherri për shezlongët u vranë 4 persona.
Ndërkaq të premten e kaluar një familje do të shuhej në një aksident tragjik, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas nga një “Audi” që levizte me shpejtësi “skëterrë”.


