14.5 C
Tirana

Fundosje dhe rrëshqitje toke në rrugën dytësore në Dragostunjë, Librazhd

Më datë:

Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri.


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.


Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.


Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.

AKMC fton qytetarët të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të autoriteteve për çdo përditësim mbi situatën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panairi i Universiteteve në Kavajë: Interes i lartë nga maturantët, por mungesë transparence në organizim

Kavajë, 23 Shkurt 2026 – Një panair i universiteteve...

Drejtori i ARRSH: Bllokimi te Arra e Gurrës i pakapërcyeshëm, dy rrugë devijimi

Situata në segmentin e dëmtuar rrugor paraqitet tejet kritike....

“Juglindja e bllokuar” – Shembjet e rrugëve dhe reagimi i deputetëve

Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli...

Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e PD, lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë...