FSHF: Me Sylvinhon skuadra ka shfaqur progres dhe qendrueshmëri

Më datë:

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026. Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026.

Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...