Frikë dhe në Greqi nga koronavirusi, qeveria merr masa urgjente, dalin rezultatet për dy të kthyerit nga kroçiera japoneze

Më datë:

Koronavirusi ka alarmuar botën mbarë, teksa janë shënuar të infektuar dhe viktima në shumë vende. Së fundi, ky virus vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë në fund të dhjetorit 2019, është kthyer tashmë në alarm edhe në Evropë, teksa ka shënuar një viktimë në Francë dhe katër në Itali, ndërsa ka të infektuar në shumë shtete të tjera.

Paniku ka mbërritur edhe në Greqi e Shqipëri, ku janë marrë masa të shumta në të gjitha pikat kufitare. Ndonëse deri më tani nuk raportohet për asnjë të infektuar në Greqi, Qeveria greke po merr masa urgjente për t’u përballur me situatën, që mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Dy shtetasit grekë, që ishin kthyer nga kroçiera në Japoni, pas kontrolleve mjekësore, kishin rezultuar negativ, pra nuk ishin të prekur nga koronavirusi, por që vijojnë të mbahen në karantinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...