11.5 C
Tirana

Franca rihap kufijtë e jashtëm që nga data 1 korrik

Më datë:

Franca “gradualisht do të hapë kufijtë e saj të jashtëm Shengen nga 1 korriku”.

Kjo u njoftua nga Ministrat e Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner në një deklaratë të përbashkët.

“Vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian të paraqitur të enjten”.

Sipas ministrave,  “kjo hapje do të kryhet në mënyrë progresive dhe të diferencuar sipas gjendjes shëndetësore të vendeve të ndryshme të treta dhe sipas procedurave që janë miratuar në nivelin Evropian”.

Komisioni Evropian ka rekomanduar para dy ditësh hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gadishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërrëfyesit për heqjen e masave kufizuese në luftën kundër pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...