Franca raporton 92 vdekje të reja nga COVID-19

Më datë:

Në javën e tretë të izolimit të vendit, sot u regjistruan gjithsej 92 vdekje, një më pak se dje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes është 18.195 ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve është 10.335.

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i të vdekurve në Francë është në 28.530, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është ka shënuar një rritje prej 276, duke arritur në 145.555.

Numri i të hospitalizuarve ka rënë ndjeshëm sot, për 534, duke arritur në 16.264. Numri i të pacientëve në kujdes intensiv ra për 54 në krahasim me ditën paraprake, duke arritur në 1.555.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 65.879 persona nga COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 5.55 milionë, me mbi 2.3 milionë të shëruar dhe mbi 348 mijë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...