Franca nuk është në favor të pezullimit të ndihmës që përfiton drejtpërdrejt populli palestinez, tha sot Ministria e Jashtme franceze, sipas CNN.
Franca dha 95 milionë euro (100 milionë dollarë) mbështetje për palestinezët në vitin 2022, duke u fokusuar te “uji, shëndetësia, siguria ushqimore dhe arsimi”.
Në deklaratë thuhej se ministria ia bëri të qartë pozicionin e saj Komisionit Evropian, pas komenteve të një zyrtari të komisionit se pagesat e ndihmës së Bashkimit Evropian për palestinezët do të pezulloheshin pas sulmit të Hamasit.
BE-ja më vonë u tërhoq dhe tha se pagesat nuk do të ndaleshin, por po niste një “rishikim urgjent të ndihmës së BE-së për Palestinën”.
Rishikimi nuk do të ndikojë në ndihmën e ofruar nga Operacionet Evropiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare.


