Franca, Gjermania dhe Britania kërkojnë zbatimin e marrëveshjes nga Irani

Më datë:

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe bashkarisht i kanë bërë thirrje Iranit që sërish të zbatojë plotësisht Marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar me fuqitë botërore dhe të përmbahet nga dhuna e mëtejshme.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, ata gjithashtu thanë se “mbeten të përkushtuar” ndaj Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Aksionit (JCPOA).

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të rishikojë të gjitha masat në kundërshtim me marrëveshjen dhe t’i kthehet zbatimit të plotë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Deklarata vjen pas raportimeve se Irani po rifillon aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet nga veprimet e mëtejme të dhunshme dhe ne mbetemi të gatshëm të angazhohemi me Iranin në këtë axhendë, në mënyrë që të ruajmë stabilitetin e rajonit”, thonë ata.

Tensionet janë rritur në rajon që kur SHBA vrau Qassem Soleimanin, kreun e forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), në një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Irani u hakmor duke lëshuar dhjetëra raketa balistike ndaj bazave irakiane që strehojnë trupa amerikane.

Tre shtetet gjithashtu thanë se ngjarjet e fundit kanë nxjerrë në pah “rolin destabilizues të Iranit” në rajon.

Ata theksuan se angazhimi i tyre për sigurinë e aleatëve dhe partnerëve të tyre në rajon ishte “i palëkundur”.

“Ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për të vazhduar angazhimin për deeskalimin dhe stabilitetin e rajonit”, thonë ata.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...