14.5 C
Tirana

Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi| Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

Më datë:

Ka nisur Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi këtë të premte, 17 tetor, në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy vendet janë si “janë dy duar që duartrokasin sëbashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet gjithnjë e më gjerë para nesh”.

Vuri theksin te marrëdhëniet ekonomike, duke theksuar se objektivi është ridyfishimi i shkëmbimeve tregtare.

10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro në mbi 1 miliard në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Ajo që vlen më shumë se numrat, është fryma. Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit. Sot kemi një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen. Kjo marrëdhënie është vëllazëri!”, tha ai.

Deklaroi se 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë këtë vit.

“Oreksi vjen duke ngrënë, thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët, ndaj ejani të punojmë sëbashku për suksesin, ta rrokim dhe ta shijojmë sëbashku!”

Tha se Shqipëria sot është porta më e afër e Turqisë drejt Bashkimit Evropian.

“Shqipëria e Turqia flasin me gjuhën e punës dhe rezultateve, ta shohim të ardhmen si atë që sëbashku duhet ta rrokim! Faleminderit”, përfundoi Rama, duke e thënë edhe në gjuhën turke “Teşekkür ederim”.

Katër sektorë strategjikë

Ky forum organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.

Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...