Forcat pushtuese duan ta rrënojnë Mesxhid al-Aksanë

Më datë:

Drejtuesi i Lëvizjes Islame të Palestinës 1948, Sheikh Raed Salah, paralajmëroi se “subjekti cionist” dëshiron ta rrënojë faltoren e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Duke folur në Youtube nga shtëpia e tij në Haifa, ku ai gjendet në burg shtëpiak, Salah tha: “Forcat pushtuese dëshirojnë të rrënojnë Mesxhid al-Aksanë. Prandaj, vazhdimi i pushtimit në tokën palestineze do të rrezikojë Aksanë”.

“Mënyra për të mbrojtur Aksanë nga rreziku që i kanoset është shpëtimi nga pushtimi izraelit”, tha Salah, duke theksuar se Izraeli ishte i suksesshëm në pushtimin e Aksasë, por që nga shekulli i 18-të, nuk ka qenë i suksesshëm në përpjekjen për të vendosur Statujën e Sulejmanit.

Salah tha se veprimtaria e tij personale ishte mbrojtja e objekteve fetare në Palestinë me një grup njerëzish që nga vitet 90 dhe se gërmimet e forcave okupuese në Mesxhid al-Aksa janë dokumentuar me fotografi dhe video në vitin 1996 për të gjetur statujën, dhe më pas incidenti bëri një jehonë të madhe pas një konference për shtyp.

Salah, i cili aktualisht gjendet në burg shtëpiak, nuk lejohet të shohë askënd përveç të afërmve të shkallës së parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...