19.5 C
Tirana

Fobia nga nata dhe errësira: Ku ndryshon niktofobia nga frika e zakonshme

Më datë:

Niktofobia është një frikë ekstreme nga nata ose errësira që mund të shkaktojë simptoma të forta ankthi dhe depresioni.

Një frikë bëhet fobi kur është e tepërt, irracionale ose ndikon në jetën tuaj të përditshme.

Të kesh frikë nga errësira shpesh fillon në fëmijëri dhe shihet si një pjesë normale e zhvillimit. Studimet e përqendruara në këtë fobi kanë treguar se njerëzit shpesh kanë frikë nga errësira për mungesën e ndonjë stimuli vizual.

Me fjalë të tjera, njerëzit mund të kenë frikë nga nata dhe errësira sepse nuk mund të shohin se çfarë ka përreth tyre. Një farë frike është normale, por kur ajo fillon të ndikojë në jetën e përditshme dhe modelet e gjumit, mund të jetë koha të vizitoni mjekun tuaj.

Simptomat që mund të përjetoni me niktofobi janë të ngjashme me ato të fobive të tjera. Njerëzit me këtë fobi përjetojnë frikë ekstreme që shkakton shqetësim kur janë në errësirë.

Simptomat fizike përfshijnë:

– probleme me frymëmarrjen
– rrahje të shpejta zemre
– ngushtësi ose dhimbje gjoksi
– dridhje ose ndjesi shpimi gjilpërash
– marrje mendsh
– përzierje në stomak
– djersitje

Simptomat emocionale përfshijnë:

– ankth
– panik
– shkëputje nga realiteti
– humbje të kontrollit
– ndjesi sikur do të vdisni
– të qenurit i pafuqishëm

Të kesh frikë nga errësira nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke fobi. Për të kuptuar sadopak ndryshimin, kini parasysh se frika nga errësira nuk ndikon në përditshmërinë tuaj.

Disa fobi nuk kërkojnë domosdoshmërisht trajtim, veçanërisht nëse frika juaj është nga diçka që normalisht nuk e hasni në jetën e përditshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...