Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zbatimin e reformave ekonomike.
Ky ka qenë konstatimi i fundit monetar ndërkombëtar pas rishikimit të marrëveshjeve të nënshkruara me qeverinë e Kosovës, atë të Stand-By (SBA) dhe Marrëveshjes së Resilience and Sustainability Facility (RSF).
Sipas FMN, objektivat fiskalë për qershorin dhe shtatorin 2023 u arritën në mënyrë komode dhe të gjitha standardet strukturore janë zbatuar. Ndërkohë rritja ka qenë e fortë pavarësisht situatës ekonomike globale. Ndërsa inflacioni ka shënuar rënie. FMN është ndalur më tutje dhe tek buxheti i vitit 2024, të cilin e cilëson në përputhje me të gjitha objektivat dhe me kornizën fiskale.
Reformat e zbatuara gjatë kësaj periudhe, sipas fondit monetar, e kanë bërë sistemin tatimor në Kosovë më të drejtë dhe kanë rritur akoma më shumë transparencën fiskale. Marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria e Kosovës i nënshkroi në muajin prill 2023.
Nga ky program mbështetës Kosova përfitoi fillimisht 80 milion euro, ndërsa ka mundësi të marr dhe 80 milion të tjera të cilat do të përdoren si investime në sektor të ndryshëm.