16.5 C
Tirana

Flet Vuçiç: Nuk kam përse kërkoj falje për krimet e serbëve në Kosovë

Më datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë që ka dhënë gjatë kohës kur qëndroi në Shqipëri për idenë e Minishengenit ka flur për temën e nxehtë të krimeve të serbëve në Kosovë. Në një intervistë për Euronews Albania, Vuçiç thotë se të gjithë kanë kryer krime, por ai mohon që të jetë përfshirë në këtë çështje personalisht.

Pjesë nga intervista

A mund të ketë bashkëpunim, një bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe? Sepse ju ende i mohoni krimet e luftës në Kosovë. Deklarata juaj ditën e fundit për masakrën e Reçakut, cili është qëndrimi juaj për të?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi, për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë dhe kemi pasur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja.

Jo, ne mund t’ju kërkojmë të pranoni faktet.

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Jo, kjo është ajo që ju thoni, ajo që ju mendoni. Ne mendojmë ndryshe.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu e ka thënë këtë, e ka dëshmuar këtë…

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Kjo është hera e katërt që më ndërprisni dhe ende unë nuk i jam përgjigjur pyetjes suaj. Është ok ajo çfarë shumë njerëz thonë , dhe kur flasim për komunitetin ndërkombëtar, ajo që shumë njerëz këtu thonë është që ne duhet të njohim pavarësinë e Kosovës dhe më pas analizojmë se komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Është saktësisht gjysmë për gjysmë. Por e lëmë këtë mënjanë. Mos e dëno dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen. Kjo nuk është vetëm këshilla ime personale por diçka që unë ia them çdokujt si një ligjësi politike. Ne duhet të punojmë së bashku, ne duhet të jetojmë së bashku, duhet të krijojmë një atmosferë ndryshe në të cilën, njerëzit nuk duhet të ndëshkohen për shkak të gjuhës që flasim, për shkak të diçkaje që mendojnë ose që e kanë thënë ose që e kanë thënë me zë të lartë dhe që ka qenë ndryshe nga zyrtarët e shtetit apo të qytetit apo të provincës. Duke e lënë këtë mënjanë ne do të krijojmë një hapësirë të gjerë për bashkëpunimin brenda rajonit dhe do të bëjmë gjëra konkrete që do të mundemi për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe të sjellim më shumë investitorë për rajonin tonë dhe për të sjellë njëri-tjetrin më afër drejt të ardhmes.

Një pyetje të fundit. Liderët serbë në të kaluarën e gjetën kurajën për të kërkuar falje për krimet e luftës në Bosnje dhe Kroaci. Mendoni se është koha për ju t’i kërkoni falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën. Kush ka kryer, ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë. Por ka shumë njerëz, nuk ka rëndësi nga cila anë, shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë që kanë kryer krime dhe kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë, duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne.

Kritikët tuaj më të mëdhenj thonë se ju i keni mbështetur ato krime, keni qenë makineria e propagandës.

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat.

Për sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit…

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Pyetja juaj e fundit ishte dy apo tri minuta më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, thirret sërish në SPAK

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur...

GJKKO i sekuestroi 2 vila, Monika Kryemadhi ankimon vendimin!

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e...

Rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend, Berisha: Do të vazhdoj betejën time

Berisha pas 11 muajsh rikthehet në Kuvend, duke marrë...

Bardhi denoncon në SPAK Belinda Ballukun: Miratoi një tender 3 herë më të shtrenjtë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...