Flakët përfshijnë “Dunavatin”, digjet një makinë dhe një kasolle

Më datë:

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 23:15, u njoftua për një automjet që kishte marrë flakë në lagjen “Dunavat”.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me automjetin zjarrfikës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se autovetura ishte përfshirë e tëra nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Automjeti u dëmtua plotësisht nga zjarri, ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.

Në orën 23:25, në afërsi të vendit ku ndodhi zjarri i automjetit, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një ambient-kasolle, ku ishin grumbulluar materiale të vjetra.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri dhe bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri u dogjën disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa nuk pati dëme të tjera.

Organet ligjzbatuese ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Ish-kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiç, ka marrë zyrtarisht...

Protestë për ujin e pijshëm në Burimas, përplasje me policinë

Protesta e tretë e banorëve të Burimasit kundër projektit...

Bardhi akuza ndaj qeverisë: Para në xhep dhe vila brenda e jashtë vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në...

GJKKO shtyn për më 12 tetor shqyrtimin e dosjes Partizani, mungonin avokatët

GJKKO ka shtyrë për në datën 12 tetor dosjen...