Fjalimi i Ramës në Asamblenë e OKB-së, ja temat që pritet të jenë në fokus

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së shtunë në Shtetet e Bashkuara, ku sot më 25 shtator pritet të jetë një nga folësit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fjalimi i tij është parashikuar të mbahet në orën 17:00. Nuk dihet se çfarë do të flasë kryeministri, por një nga çështjet më të debatueshme mbetet ajo e dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka shkaktuar revoltë e pakënaqësi në mesin e shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Michigan.

Gjatë fjalimit në Michigan, kreu i qeverisë foli përpara shqiptarëve për çështjet më të rëndësishme të vendit. Duke komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri tha se çlirimtarët “u varrosën për së gjalli”.

“Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë të zgjedhurit e popullit do të vendosin të refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Unë besoj se respektimi i detyruar i vendimit të gjykatës nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si një fatalitet pa apel”, tha Rama më 21 shtator.

Njoftoi se së shpejti, Shqipëria do ketë edhe një konsullatë në Detroit. Rama tha se ky institucion do të sjellë Shqipërinë pranë komunitetit, sa herë që të jetë nevoja. Falënderoi komunitetin shqiptar në SHBA dhe në botë, duke u shprehur se ata kanë dhënë e po japin një kontribut të çmuar përmes dërgesave në Shqipëri, duke qenë të pandarë nga vendi amë.

Njoftoi edhe krijimin e platformës “Diaspora 2030”, duke nënvizuar se shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të jenë gjithmonë e më shumë në fokus të qeverisë shqiptare.

Agjenda e kryeministrit Rama përfshin gjithashtu takime dhe aktivitete të nivelit të lartë me përfaqësues të politikës, biznesit dhe organizatave ndërkombëtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga data 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Ish-kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiç, ka marrë zyrtarisht...

Protestë për ujin e pijshëm në Burimas, përplasje me policinë

Protesta e tretë e banorëve të Burimasit kundër projektit...

Bardhi akuza ndaj qeverisë: Para në xhep dhe vila brenda e jashtë vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në...

GJKKO shtyn për më 12 tetor shqyrtimin e dosjes Partizani, mungonin avokatët

GJKKO ka shtyrë për në datën 12 tetor dosjen...