9.5 C
Tirana

Fillim i ri për Katalonjën ndërsa socialisti Illa betohet si president

Më datë:

Politikani socialist Salvador Illa u betua sot si president i qeverisë rajonale katalanase në një ceremoni në pallatin qeveritar në Barcelonë.

“Duke marrë detyrën sot, unë po trashëgoj edhe shpresat e popullit katalanas”, tha 61-vjeçari, i cili u bë i njohur si ministër i Shëndetësisë i Spanjës gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ceremonia e e betimit erdhi vetëm dy ditë pasi lideri separatist katalanas Carles Puigdemont, i cili po përballet me një urdhër arresti, mbajti një fjalim në qendër të Barcelonës.

Më pas ai u largua, pavarësisht pranisë së madhe të policisë. Të premten Puigdemont postoi në X se ishte kthyer në Belgjikë, ku ka banuar kryesisht që kur u arratis fillimisht në 2017.

Në fillim të ceremonisë së inaugurimit, Illa shprehu një qëndrim pajtues ndaj paraardhësve të tij separatistë.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se të gjithë presidentët e mëparshëm erdhën në detyrë me qëllimet më të mira për ta bërë Katalonjën një vend më të mirë”, tha ai, duke përfshirë Puigdemont në mesin e tyre.

Edhe pse Partia Socialiste e Illa fitoi zgjedhjet në parlamentin katalanas në maj, ajo ka nevojë për mbështetje nga e majta separatiste republikane e Katalonjës (ERC) dhe aleanca ekologjike Comuns për të qeverisur.

Të enjten, 68 nga 135 anëtarët e parlamentit rajonal në Barcelonë votuan në favor të Illa.

Mediat spanjolle e panë zgjedhjen e tij si një fillim të ri për rajonin, i cili është tronditur nga një mosmarrëveshje mbi kërkesat për pavarësi për më shumë se 10 vjet.

Megjithatë, ka të ngjarë të jetë e vështirë për Illa që të pajtojë politikat e tij pro-spanjolle me dëshirën e ERC-së për pavarësi.

Edhe pse u shpall amnistia për separatistët katalanas, ajo nuk vlente për Puigdemont, pasi ai përballet me akuzat për pasurim personal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...