9.5 C
Tirana

Fieri në tym nga zjarri i mbetjeve, Subashi: Brenda 30 gushtit i heqim nga kjo fushë

Më datë:

FIER– Data 30 gushti është limiti që ka vendosur kryetari i Bashkisë Fierit Armando Subashi në lidhje me stabilizimin e situatës së djegies së mbetjeve.

Përpara mediave, Subashi tha se plehrat nuk janë dërguar në landfill, pasi ende nuk është rehabilituar rruga që çon mbetjet atje. Ai shtoi se uji i zjarrfikësve nuk është zgjidhje pasi e rindez zjarrin, ndërsa opsioni i vetëm që kanë në dorë është mbulimi me dhe.

“Është një ngjarje e rëndë, e shikoni vetë, e konsiderueshme! Situata u mor në kontroll, nesër situata do të merret plotësisht në kontroll maksimumi pasnesër vatrat e zjarrit do jenë të gjitha në kontroll të plotë. Nëse punohet apo jo, ju e shikoni vetë. Jemi duke punuar non-stop me mjetet e bashkisë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është mbyllja me dhera. Sjellja e zjarrfikësve nuk jep zgjidhje. Uji e rindez më shpejt, e vetmja zgjidhje është mbylimi me dhe. Nuk mund të themi me siguri nëse është ndezur nga ndonjë dorë, apo mori flakë vetë. Maksimumi nesër deri pasnesër ne do marrim në dorë situatën. Le të themi që deri në 30 gusht do kemi stabilizuar gjithçka dhe do t’i japim fund kësaj situate. Do të mbyllim këtë problem të vjetër të mbetjeve të Fierit,”- tha Subashi ndër të tjera.

Fieri është pushtuar prej më shumë se tre ditësh nga një tym vdekjeprurës të shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetet në një fushë të qytetit. Situata është shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve. Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k tha se

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...