9.5 C
Tirana

Fier: Personi që shpërndau 111 materiale me të mitur në internet përballet me gjykatën

Më datë:

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas për veprën panale “Pornografia”.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se ky shtetas kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet.

Me kërkesë të prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kontrolli personal dhe i banesës për autorin e dyshuar pandehurit, si dhe sekuestrimi i aparateve celular “Smartphone”, së bashku me të drejtën mbi hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këtë pajisje elektronike për qëllim të veprës penale “Pornografia”.

NJOFTIMI;

Shpërndante foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në internet, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasin I.M. për veprën penale ‘Pornografia’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin I.M për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, regjistruar mbi bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, u evidentua se i pandehuri I.M kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet.

Me kërkesë të prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kontrolli personal dhe i banesës për autorin e dyshuar pandehurit, si dhe sekuestrimi i aparateve celular “Smartphone”, së bashku me të drejtën mbi hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këtë pajisje elektronike për qëllim të veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.

Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike për dy aparatet celular “Smartphone” të sekustruar nga kontrolli personal i të pandehurit, u arrit të zbulohen një numër i konsiderushëm foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet, me fëmijë në moshë të prezumuar 10-12 vjeç.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se këto materiale pornografike me të mitur kishin burime të ndyshme nga të cilat ishin ruajtur në memorien e pajisjeve elektronike, konkretisht nga komunikime “Chat” të instaluara në telefon, nga navigimi i përdoruesit në internet dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i celularit. Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat kryesisht janë shkarkuar nga aplikacioni “Telegram”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin integritetin fizik, psikik dhe mirërritjen e fëmijëve, në çfarëdo mekanizmi të kryerjes dhe shpërndarjes së veprimeve abuzuese me fëmijët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...