Familja Kasa merr dokumentet e shtëpisë, Veliaj: Partitë e lodhura nuk dhanë asnjë ndihmë do të dalim faqebardhë nga rindërtimi

Më datë:

Familja e Fatos Kasës në Bërzhitë do ta festojë Vitin e Ri në banesën e re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dha kryefamiljarit dokumentin e pronësisë së shtëpisë së re 3+1 dhe i siguroi të gjitha familjet e tjera, të prekura nga tërmeti, se është vetëm çështje kohe sa edhe ato të marrin çelësat e shtëpisë në dorë.

“Kur vjen tërmeti dhe investimin e jetës na e merr fatkeqësia natyrore, të cilën s’e ka në dorë as shteti, as qeveria, jemi të gjithë të dobët. Por, çështja është a na bëhet qeveria dhe shteti shok e mik, për t’u ngritur prapë më të fortë. Sot themi po! Do të bëjmë edhe shtëpitë e tjera, do të sigurohemi që të dalim faqebardhë nga kjo histori”, tha Veliaj.

Ai bëri thirrje për mospolitizim të çështjes së rindërtimit dhe theksoi se kjo është një betejë ku të gjithë duhet të bëhen bashkë. “Shumë vetë mundohen ta politizojnë dhe ta bëjnë me sherr këtë punë. Kjo kohë është një betejë që do na bëjë të gjithëve bashkë. Shumë njerëz ndoshta, nuk e kuptojnë se nuk është vetëm punë llaç e tulla. Në disa raste ka dokumente pronësie, ka mbivendosje, shpronësime. Vetëm pasi janë zgjidhur këto fillon puna për llaç e tulla, themele e çati. Ndaj, shumë nga ata që i shkaktuan këto dëme me pronën duhet të heshtin sot”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se përkundër partive të zhurmshme që përpiqen të pengojnë procesin, shumica e njerëzve sheh përpara. “Ne s’kemi luftë me njëri-tjetrin, ne kemi luftë me pandeminë. Prandaj, kryeministri nuk erdhi dot sot sepse është me një mision në Amerikë për të diskutuar me ata që e prodhojnë vaksinën, që të sigurohemi që jemi ndër të parët që e marrim. Ne jemi në luftë me pasojat e tërmetit, jo me njëri-tjetrin. Po të kuptojmë këtë, jemi realisht shqiptarë dhe patriotë, dhe patriotizmi më i madh sot është të ofrosh ndihmë dhe jo t’i nxjerrësh sytë njëri-tjetrit. Këtë duhet ta kuptojë edhe ajo minorancë e vogël, që vazhdon akoma me parti të lodhura, që as nuk dhanë një shtëpi, as nuk dhanë një pako ndihmash, por përkundrazi shtuan vilat dhe pasurinë në vitin e fatkeqësisë. S’kemi kohë për ta, s’kemi kohë për të humbur, duhet të ecim përpara”, tha Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...