21.5 C
Tirana

Falsifikuan dokumentet e truallit në Dhërmi, 3 të arrestuar në Vlorë

Më datë:

Tre persona janë ndaluar ditën e sotme në Vlorë, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të Këshillit të Qarkut Vlorë 3 ditë më parë.

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme Drejtorin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika për falsifikim dokumentash.

Ai është arrestuar së bashku me specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino, si edhe me shtetasin Spiro Duni, pas një operacioni policor të koduar ‘Formulari.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës.

Operacioni  i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vihen në pranga  3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar

“Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.

-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.

-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...