Europa lëshon raketën e parë orbitale, gjithçka merr fund pas 40 sekondash

Më datë:

Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Europa, u nis nga Norvegjia por u përplas në det dhe shpërtheu pas 40 sekondash.

Sipas Sky News, raketa Spectrum u nis nga Arctic Andoeya Spaceport ditën e diel në orën 12:30 lokale, para se të shkatërrohej në më pak se një minutë.

Isar Aerospace, kompania gjermane që ndërtoi raketën, kishte paralajmëruar se nisja e saj mund të merrte fund para kohe. Por pavarësisht se nuk zgjati shumë, fluturimi i shkurtër solli të dhëna nga i cili ekipi mund të mësojë.

“Prova jonë e parë e fluturimit u përputh me pritshmëritë tona, duke arritur një sukses të madh”,tha një nga drejtuesit e Isar, Daniel Metzler. “Patëm një nisje të mirë, 30 sekonda fluturim dhe vlerësuam sistemin tonë të përfundimit të fluturimit”.

Spectrum është një mjet fluturimi me dy faza, i krijuar për të dërguar në orbitë satelitë me përmasa të  vogla të mesme. Fluturimi i parë synonte nisjen e lëshimit të satelitëve nga Europa.

Disa vende europiane si Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia, kanë deklaruar se duan të jenë pjesëtarë në tregun e fluturimeve hapësinore komerciale.

Kompanitë e mëdha tashmë kanë ecur përpara siç mund të përmendet SpaceX i Elon Musk në SHBA apo  kompania franceze ArianeGroup, një bashkëpunim mes Airbus dhe Safran që lëshon raketa nga French Guiana.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...