11.5 C
Tirana

“Europa është e sëmurë”, ambasadorja franceze i përgjigjet Ramës: Nuk është edhe aq keq

Më datë:

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq në një intervistë tha se është ndaluar tek zhvillimet në Europë dhe luftën që po zhvillohet në kontinentin e vjetër.

Shqipëria është rreshtuar 100% kundër Rusisë dhe krah Bashkimit Europian në këtë “luftë” të re në kontinent, por ka vende në rajon si Serbia që nuk i ka hequr sanksionet ndaj Rusisë e cili prej muajsh ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën duke shkaktuar një krizë të thellë në të gjithë botën.

Diplomatja franceze në Tiranë komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama se “Europa është e sëmurë”, teksa po diskutohej heqja e vetos bullgare ndaj Maqedonisë.

“E kujtoj shumë mirë shprehjen që u tha në atë moment. Ishte gjatë konferencës së shtypit që pasoi takimin e 6 vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me 27 anëtarët e BE-së.

Këto janë shprehjet e tij, është i lirë. Unë mendoj se kur kemi 27 vende anëtare që nuk janë pak, që me vullnet të njëjtë miratojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe pranojnë në fund tu mbyllet rubineti i gazit dhe thonë “Ok, po ndalojmë edhe naftën ruse”, unë mendoj se situata nuk është edhe aq e keqe”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...