“Errësira përpara zhdukjes: Itinerari i fundit i Miklovan Dakaj”

Më datë:

Miklovan Dakaj, nga Shkodra dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikut e kokainës. Një trup i pajetë u gjet dje në Marbella të Spanjës dhe dyshohet se i përket 30-vjecarit, që u denoncua i zhdukur pa gjurmë që prej 12 majit të këtij viti nga bashkëshortja e tij.

Për këtë arsye, policia spanjolle ka marrë AND e vëllait dhe vajzës së Dakajt, me qëllim që ta krahasojë me ADN e trupit të gjetur, e në këtë mënyrë të konfirmojë zyrtarisht nëse viktima është pikërisht 30-vjecari. Ishte gruaja e Dakajt ajo që denoncoi zhdukjen pranë policisë spanjolle, pasi për orë me radhë humbi kontaktet.

Nga hetimet rezultoi se Dakaj shkoi me gruan dhe vajzën e mitur në një qendër shëndetësore dhe më pas drekuan së bashku. sipas denoncimit të bërë në polici nga gruaja Miklovani u largua të takohej me dy persona, ndërsa ajo u kthye në shtëpi. Nga ai moment, e shoqja humbi çdo kontakt. por më vonë në shtëpinë e prindërve të 30-vjecarit mbërriti një person që iu that ë mos e kërkonin se ai ishte vrarë.

Hetimet zbuluan se Miklovan Dakaj është ngjitur në një automjet në pamje të parë me dëshirën e tij dhe u konfirmua që personi I fundit që e ka takuar është Juxhin Drazhi, i bandës së Elvis Docit i njohur si Visi i Pojës.

Drazhi që ishte në kërkim për trafik narkotikësh dhe grup kriminal u arrestua në një vilë luksoze në Marbella dhe nuk dihet ende nëse është marrë në pyetje lidhur me rastin e Dakajt.

Policia shqiptare ndërkohë është duke bashkëpunuar më autoritetet spanjolle për ngjarjen, pasi babai dhe vëllai i Dakajt kanë bërë kallëzim edhe në komisariatin e Shkodrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...