13.5 C
Tirana

Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave!

Më datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme si Tatimet dhe Doganat.

Braçe, nga Komisioni i Ekonomisë, ku po flitej për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, teksoi se është e drejtë të vendosen kufizime për deputetët, por jo deri në ekstrem, sidomos kur ata deklarojnë të ardhurat e tyre. Ai solli shembullin e deputetëve që vijnë nga zona rurale dhe që kanë tokë për të administruar.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, kanë hektarë tokë dhe duhet të bëjnë hyzmetin e tyre. Pse duhet të marrin punëtorë dhe të dalin si bejlerë që shfrytëzojnë krahun e punës? Ka gjëra që duhen kufizuar, por nuk mund të shkojmë në ekstrem. Për sa kohë deklaron të ardhurat, çdo gjë është e qartë,” u shpreh Braçe.

Ai kritikoi faktin që kategori të caktuara të administratës, si drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, nuk përfshihen në ligjin aktual për kontrollin e pasurisë. “Nuk janë këto të Tatimeve dhe Doganave atje. Nëse i fusim këtu, duhet t’i çojmë edhe atje. Të gjithë turren tek deputeti, po ujku vazhdon atje që të than,” tha ai.

Braçe u ndal edhe tek dallimet mes përgjegjësive të deputetëve dhe drejtorëve të institucioneve qeveritare, duke theksuar se një drejtor që ka menaxhuar tendera dhe fonde publike për vite, nuk mund të ketë vetëm një vit kohë të ndaluar për t’u punësuar në sektorin privat.

“Një deputet nuk është njësoj si një drejtor rregullatori, AMP, AK, që menaxhon interesa të drejtpërdrejta. Apo nuk është i njëjtë me një drejtor i një agjencie ekzekutive qeveritare. Nuk dua të përmend emra, se s’dua të krijoj konotacione negative. Por një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10 vitesh ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, tendera, e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar këtë gjë në komision që u krijua në Parlamant në fillim të këtij viti, kemi diskutuar për të mbrojtur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del.

Kemi pasur një ide për atë që del, Të lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një 1 vit pa punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar, nuk shkon! Ka drejtues, sidomos në ekzekutiv, të cilët mund të shfazohet në kohë. Koha e konfliktit të tyre të interesit nuk mund të ngelet 1 vit për të gjithë. E dyta gjë që kam. Ka disa përcaktime këtu që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen nga atje përtej. Se tjetri…atë po i thoja një kolegut tonë. Ka pantallona me arna që janë me mode dhe mund të bëjnë dhe 400-500 euro.

Si do të përcaktohet kjo gjë? Deputetit këtu i ndalohet që të kryejë çdo lloj aktiviteti tjetër, përveç mësimdhënies, që të japë mend. Tani jam dakord! Ka deputetë që vinë nga zona rurale dhe ka një hektar tokë dhe duhet t’i bëjë hyzmetin asaj gjëje. Të marr punëtorë ai? Që ja si shfrytëzon deputeti krahun e punës?! Tani që të shkohet në ekstrem, nuk ka sens. Përsa kohë ai deklaron dhe të ardhurat. Shikoni, kemi futur këtu disa kategori që nuk janë në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurve. Këta të Tatimeve dhe Doganave nuk janë athe, Nëse i fusim këtu, duhet ti fusim dhe atje. Se nuk bën sens gjëja. Të gjithë turren; deputeti, deputeti, por vazhdon ujku atje, të than.”, tha ai

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...