Eridjol Xhafa emërohet në krye të Doganës së Fierit

Më datë:

 Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot kryetarin e ri të Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa.

Gjatë takimit me stafin, kreu i DPD-së theksoi rëndësinë e forcimit të profesionalizmit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të zbatimit korrekt të legjislacionit doganor, në funksion të rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit.

Beja i uroi suksese kryetarit të ri në përmbushjen e detyrës, duke theksuar se mbështetja institucionale do të jetë e plotë për realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Degës Doganore Fier.

Beja vlerësoi Kosta Vjeron për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e deritanishëm të degës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gogu për ish-drejtuesen e SHISH: U shkarkua menjëherë, presim vendimet e drejtësisë

Para nisjes së seancës së sotme plenare për mediat...

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, policia blindon hyrjet dhe rrugët përreth

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare, teksa...

Kuvendi mblidhet sot, debat për dërgimin e ushtarakëve shqiptarë në Gaza

Në seancën plenare të sotme më 24 shtator pritet...

Sherr me thika në Tiranë, 49-vjeçari ndërron jetë në spital, në pranga 50-vjeçari

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në...