14.5 C
Tirana

Erdogan: Turqia ka treguar fuqinë e saj diplomatike në luftën Rusi-Ukrainë

Më datë:

Presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan, në Forumin Politika dhe Paradigmat e Reja në Stamboll, u shpreh se tashmë Turqia ka shfaqur “fuqinë e saj diplomatike” gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit, si dhe shkëmbimet e të burgosurve (midis Rusisë dhe Ukrainës), është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turqisë.

Turqia ka luajtur rolin e një force balancuese që nga fillimi i luftës në shkurt, falë marrëdhënieve tona me presidentët rus dhe ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”, tha Erdogan.

Ankaraja dhe Erdogan ishin përsëri në ballë të përpjekjeve ndërmjetësuese këtë javë, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit e nënshkruar nga Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina në Stamboll në korrik.

Kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja  për eksportimin e prodhimeve bazë bujqësore, kryesisht grurit, Turqia arriti të ndërmjetësojë duke bërë të mundur realizimin e këtij procesi, në mënyrë që të mos përkeqësohej shtimi i urisë në gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...