Erdogan: Turqia e gatshme të kontribuojë për vendosjen e armëpushimit në Gaza

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se ishte i kënaqur nga hyrja në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit, shprehu pritjen që të gjitha palët, veçanërisht Izraeli, të përmbushin përgjegjësitë e tyre plotësisht në drejtim të ruajtjes së qetësisë në terren.

“Turqia po forcon dita ditës rolin e saj si një nga kokat e poleve të politikës globale”, tha Erdogan.

Duke folur rreth armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Libanit, presidenti turk tha se “ndiejmë kënaqësi nga hyrja në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit duke filluar nga mëngjesi i sotëm midis Izraelit dhe Libanit”.

“Presim që të gjitha palët, veçanërisht Izraeli, të përmbushin përgjegjësitë e tyre plotësisht në drejtim të ruajtjes së qetësisë në terren”, shtoi ai.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e vendit të tij për çdo lloj kontributi që një armëpushim të përhershëm të vendoset në Gaza.

“Si Turqi shprehim gatishmërinë tonë për çdo lloj kontributi për ndalimin e masakrës në Gaza dhe vendosjen e armëpushimit të përhershëm”, theksoi Erdogan.

Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit, i ndërmjetësuar me përpjekjet diplomatike të SHBA-së dhe Francës, hyri në fuqi në orën 04:00.

Grupi libanez Hezbollah nisi një seri sulmesh me raketa balistike, predha dhe dronë mbi Izraelin në tetor të vitit të kaluar në solidaritet me popullin e Gazës dhe për të bërë presion ndaj Izraelit për një armëpushim në enklavën e rrethuar bregdetare.

Ndërsa lufta ndërkufitare vazhdonte, Izraeli në shtator të këtij viti nisi sulme masive ajrore në gjithë vendin e vogël mesdhetar kundër atyre që pretendonte se ishin objektiva të Hezbollahut.

Në tetor, Izraeli zgjeroi ofensivën me një pushtim tokësor të Libanit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...