7.5 C
Tirana

Erdoğan: Turqia do të ndajë vaksinën vendase Turkovac me të gjithë njerëzimin

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia do të sigurojë vaksinën e saj vendase Turkovac për të gjithë njerëzimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një interviste televizive për kanalin e lajmeve A Haber, presidenti Erdoğan tha: “Unë e di që disa nga qytetarët tanë prisnin produktit tonë për t’u vaksinuar”, duke i nxitur ata të tani të vaksinohen me vaksinat e tyre Turkovac.

Që në fillim të zhvillimit të vaksinës, Erdoğan është zotuar se do ta bëjë të disponueshme vaksinën globalisht, duke thënë se ajo do të përdoret për të përfituar mbarë njerëzimi.

Pasi vaksina u zhvillua dhe u testua për muaj, të mërkurën Turqia njoftoi se vaksina e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, u miratua për përdorim urgjent.

“Që nga sot, ne jemi bërë një nga nëntë vendet që prodhojnë vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Vaksina do të jetë në përdorim të gjerë që nga java e ardhshme, shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka administruar më shumë se 128 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që nga fillimi programit të imunizimit në janar. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...