13.5 C
Tirana

Erdogan: Nuk lejojmë që muslimanët të bien në “kthetrat” e Planit të Trump

Më datë:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur kundërshtimin e tij të fortë ndaj të së ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit” të Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai u bëri thirrje vendeve myslimane që të ngrenë zërin e tyre për Palestinezët dhe mbrojtjen e Jeruzalemit, përfshirë monumentet e shenjta atje.

“Ne kurrë nuk do ta njohim ose pranojmë të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit ” pasi ajo synon të aneksojë tokat e okupuara palestineze,” tha Erdogan në një takim partiak në Ankara.

Ai vazhdoi të insistoj se lënia e fatit të Jeruzalemit dhe palestinezëve në “kthetrat e përgjakshme” të Izraelit do të jetë “e keqja më e madhe në tërë njerëzimin”.

Presidenti turk vuri në dukje se Turqia nuk ka asnjë problem me popullin hebre, por është kundër politikave shtypëse të shtetit izraelit i cili synon të uzurpojë të drejtat e palestinezëve.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë Luftës Arabe-Izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, në një veprim të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi tërë qytetin, duke e pretenduar atë si kryeqytetin “të përjetshëm dhe të pandarë” të vetëshpallur të shtetit hebre. /Mesazhi/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...