Erdogan mbërrin në Berlin për konferencën ndërkombëtare mbi krizën në Libi

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, arriti në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet sot në lidhje me Libinë.

Presidenti turk u prit në Aeroportin Tegel nga shefi gjerman i Protokollit Konrad Arz von Straussenburg, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu, ambasadori i Turqisë në Gjermani Ali Kemal Aydın dhe konsulli i përgjithshëm turk në Berlin Olgun Yucekök.

Në udhëtimin e tij, Erdogan u shoqërua nga ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, shefi i Komunikimeve Fahrettin Altun, shefi i inteligjencës turke (MIT) Hakan Fidan dhe i dërguari special i Turqisë në Libi Emrullah İşler.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të bashkëkryesojnë Konferencën e Berlinit, e cila synon një angazhim më të fortë nga fuqitë botërore dhe aktorët rajonalë për mosndërhyrjen në Libi dhe për të mbështetur armëpushimin dhe embargon e armëve të OKB-së.

Krahas Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri italian Giuseppe Conte dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Qeveria gjermane njoftoi gjithashtu se kryeministri i Libisë Fayez al-Sarraj dhe komandanti i forcave jolegjitime me qendër në Tobruk, Khalifa Haftar, kanë pranuar ftesën për konferencë.

Zyrtarë të lartë nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbështetësit kryesorë të kreut të forcave jolegjitime Haftar, gjithashtu do të marrin pjesë në konferencë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...

PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit; Balla: Fitoi parlamentarizmi

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar marrëveshjen për...

Braçe: Të zbatohen standardet e ndërtimit në fasadat e pallateve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh sot...

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti në Pogradec

Policia arreston autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit...