16.5 C
Tirana

Erdoğan dhe Aliyev, inaugurojnë aeroportin e ri në Fuzuli

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Azerbajxhan ku u prit nga presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i presidentit Erdoğan kreu ulje në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli i cili është aeroporti i parë që Azerbajxhani ka ndërtuar në territoret që çliroi nga pushtimi.

Erdoğan, i cili u prit u në aeroport nga presidenti İlham Aliyev, është presidenti i parë i një shteti që zbriti në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli.

Erdoğan dhe Aliyev, prenë shiritin e inaugurimit të aeroportit të ri dhe më pas vizituan ndërtesën dhe morën informacione nga zyrtarët.

Presidenti Erdoğan në vizitën e tij në Azerbajxhan shoqërohet nga ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë “porta” për mbretërinë prehistorike

Arkeologët në Kinë zbuluan këtë vjeshtë një seri varresh...

Arrestohet i mituri pas shtatë muajsh për tentativë vrasjeje

Një 17-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme, 8 nëntor...

SHBA pa qeveri: Aeroportet pa informacion për fluturimet e anuluara

Një email i dërguar mbrëmjen e së mërkurës nga...

Mbi 1 mld euro për shëndetësinë, Rama: Linjë financimi nga buxheti për luftën ndaj kancerit

Mbi 1 miliard euro i janë dedikuar shëndetësisë dhe...