22.5 C
Tirana

Erdogan: Çdo vaksinë COVID-19 duhet të jetë pronë e përbashkët për të gjithë

Më datë:

Në këtë drejtim, është jashtëzakonisht e rëndësishme të garantohet qasja globale në vaksinën që do të prodhohet dhe zbatohet me kujdes parimi që askush nuk duhet të lihet pas”, tha Erdoğan në videon e incizuar dhe të transmetuar për Samitin Global të Koronavirusit të udhëhequr nga BE.

Presidenti Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën për shkak të pandemisë dhe uroi shërim të shpejtë për ata që i nënshtrohen trajtimit.

“Turqia deri më 23 maj do të njoftojë premtimin e saj financiar për përpjekjet globale për të zhvilluar një vaksinë për COVID-19”, tha ai.

Erdoğan gjithashtu theksoi se pandemia e koronavirusit nuk është më vetëm një krizë shëndetësore dhe është shndërruar në një test unik global me dimensione politike, ekonomike dhe sociale.

Presidenti i Turqisë gjithashtu tha që vendi i tij deri më tani u kishte ofruar ndihmë mjekësore 57 shteteve në mbarë globin për t’i mbështetur në luftën e tyre kundër virusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.52 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...