Erdogan: Asnjëra palë nuk do përdorë armë bërthamore

Më datë:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se as Rusia dhe as SHBA-ja nuk planifikojnë të përdorin armë bërthamore, pas një takimi të shefave përkatës të spiunazhit në Turqi.

“Më lejoni të them këtë, sipas informacionit që kam marrë nga shefi im i inteligjencës, asnjëra nga palët nuk do të përdorë armë bërthamore deri më tani”, tha ai.

Drejtori i agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA) William Burns dhe Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë SVR, u takuan këtë javë në Ankara në atë që ishte kontakti i parë i njohur i nivelit të lartë, ballë për ballë SHBA-Rusi që nga Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën në shkurt.

Erdogan tha se dëshiron t’i mbajë të dyja palët të angazhuar në dialog.

“Sigurisht që ne duam që ata … të mblidhen shpesh. Zoti na ruajt, përdorimi i armëve bërthamore mund të çojë në një luftë të re botërore. Të mos e lëmë të ndodhë”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sindikatat në Britania e Madhe i kërkojnë ndryshim lidershipi Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur mbështetjen e të...

Tragjedi në Shkodër, i riu nuk mbijeton pas rënies nga një ndërtesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e...

Avokatja e 21-vjeçares: ndaj gjinekologut ka akuza që përsëriten prej dekadash

Avokatja Refxhei Tola, e cila përfaqëson 21-vjeçaren që ka...

Incident në Sarandë, burrë 42-vjeçar goditet në gjoks me thikë

Sarandë, plagosje me thikë në lagjen nr.1. Ngjarja para...