“Equos Resort” në fokus të policisë, sekuestrohen asetet e Ergys Agasit

Më datë:

Policia e Shtetit është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e “Equos Resort”, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive te Ergys Agasit.

Sipas informacioneve në fokus të veprimit janë disa vila të ndërtuara në këtë kompleks, të cilat dyshohet se janë ngritur pa leje ndërtimi dhe më pas janë legalizuar në mënyrë të kundërshtuar me ligjin.

Duke iu referuar SPAK, Ergys Agasit i janë sekuestruar 29 pasuri të paluajtshme, mes tyre vila, toka në Tiranë dhe Durrës, po ashtu dhe 7 llogari bankare.

Ndërkohë, SPAK ka sekuestruar dhe 9 llogari bankare në emër të Karçanajt, pasuri që dyshohet se rrjedhin nga korrupsioni.

Po ashtu Karçanajt i janë sekuestruar apartamente, 2 në Tiranë, 1 në Qerret

AKUZAT
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi dje një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e një liste të gjatë pasurish, të cilat sipas SPAK kapin një vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro.

Në vendimin e gjykatës përfshihen apartamente, truaj, vila, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, llogari bankare në disa institucione financiare, si dhe aksione në subjekte tregtare, në pronësi të Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara përmenden: apartamente dhe prona në zona të ndryshme të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, sipërfaqe të mëdha toke dhe pyjesh në Petrelë dhe zona të tjera periferike, automjete luksoze, disa llogari bankare, subjekte tregtare dhe aksione në kompani të ndryshme si edhe mjete lundruese, përfshirë një jaht. Gjithashtu, në disa raste janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash të mbajtura në llogari të subjekteve të ndryshme tregtare. Ndaj Agasit, i cili ndodhet në arrati, është lëshuar urdhër arrest me kërkesë të SPAK-ut, pas hetimeve mbi skandalin te AKSHI, ku biznesmeni akuzohet për ndërhyrje në tenderat publikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...